Kina ka reaguar lidhur me vizitën e kryetarit amerikan Joe Biden në Ukrainë. Gazeta e Popullit, organ zyrtar të Partisë Komuniste Kineze, e cilëson vendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë si “irracional dhe egoist”. Sipas analistëve kinezë, vizita tregon synimin e Shteteve të Bashkuara për të përfituar nga konflikti, pa u shqetësuar nga fakti se vizita mund të shkaktojë një kundërpërgjigje edhe më agresive nga ana e Rusisë. Biden po shtyn Ukrainën të veprojë si një ushtar i bindur për të mundur Rusinë, por objektivi është shumë i rrezikshëm. Profesori Kinez Li Hai dong, thotë se “Uashingtoni po i hedh benzinë zjarrit të një situate të tensionuar, ndërkohë që konflikti ende mund të dalë jashtë kontrollit”. Nga fillimi i konfliktit në shkurtin e kaluar, Pekini ka mbajtur zyrtarisht një qëndrim neutral, duke kritikuar Amerikën për qasjen e saj ndaj Ukrainës, por duke refuzuar të mbështesë zyrtarisht Moskën, ose ta furnizojë atë me armë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …