leoni

FSK

Liberalizimi dhe shndërrimi i FSK –së në FAK nuk është dashur të pranohen kusht për demarkacionin

Deklarata e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi kushtëzohet me liberalizimin e vizave  dhe shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, ka ngritur reagimin e opozitës. Zyrtarë të Opozitës njëzëri thonë se është vetë Thaçi, i cili ka ndihmuar në zvarritjen e këtyre dy çështjeve shumë të rëndësishme për vendin derisa tash mundohet t’ua hedhin fajin atyre. AAK-ja thotë se tema e liberalizimit dhe FSK –së nuk është dashur të kthehet në kusht për ta kaluar demarkacionin. Sipas nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi, vetë Thaçi i ka zvarritur këto procese shumë të rëndësishme për Kosovën që është dashur të kryhen që moti. Zyrtarë të Lëvizjes “ Vetëvendosje” thonë se Thaçi nuk ka aspak të drejtë t’ua kërkojë një gjë të tillë, sepse vetë është fajtor për këtë gjendje të krijuar dhe se fajin po mundohet t’ia veshë opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …