Çekia ka marrë radhën nga Franca për ta udhëhequr Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca çeke ka publikuar programin e saj me prioritetet që do të ketë në gjashtë mujorin e fundit të vitit 2022. Në programin me 67 faqe thuhet se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë, me theks të veçantë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë raporton Gazeta Express. “Presidenca e Çekisë do të mbështesë dialogun politik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të fokusohet në ndikimin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukraina në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në program. Liberalizimi i vizave për Kosovën si çështje nuk përmendet fare në programin e presidencës çeke, por në fokus do të jetë zgjerimi i zonës Schengen përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …