leoni

BE

RKL: Liberalizimi midis histerisë, çmendurisë kolektive dhe injorancës

Në kohën kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i mbledhjes së Komisionit Evropian, klasa politike në Kosovë ka krijuar një eufori të pashembullt që shkon deri në kufirin e histerisë kolektive. Liberalizimi i vizave po trumbetohet si sukses historik, madje ministrat shtyhen me bërryla për t’i marrë meritat. Në rast se Komisioni Evropian jep dritën jeshile për heqjen e regjimit të vizave, atëherë përfitues do të jenë qytetarët e Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Kosovës. Por në të gjitha këto vende nuk ekziston ndonjë entuziazëm meqë liberalizimi nuk shihet si tejkalues i problemeve të brendshme socio-ekonomike. Ai do t’i mundësojë lëvizje kapitalit të oligarkëve e biznesmenëve të fuqishëm.

Një analizë e botuar në të përditshmen britanike ‘The Telegraph’ sipërfaqëson se nga 127 milionë qytetarë sa do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, vetëm 250 mijë do të kenë mundësi për të përballuar lëvizjen drejt zonës së Shengenit. Në rastin tonë, 72 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk kanë mundësi financiare për të përballuar një pushim një-javor jashtë shtëpisë; 40% e kosovarëve s’kanë qenë kurrë në pushim;  80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh;  88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.

Qeveria aktuale në Kosovë, sikurse edhe ato pararendëse, liberalizimin e ka shndërruar në qëllim në vete, për të cilin është në gjendje të paguajë çdo çmim në kurriz të sovranitetit të vendit. Në bashkëpunim me eurokratët në Bruksel, klasa politike në Kosovë e sheh liberalizimin si një mënyrë perfide për të amortizuar pakënaqësinë e përgjithshme ndaj mjerimit social e ekonomik në vend. Kohë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq deklaronte se integrimi për Serbinë “është mjet për t’i realizuar interesat e saj, e kurrsesi qëllim në vete”. Ndryshe nga Serbia, qeveritarët në Tiranë dhe Prishtinë integrimin në BE e kanë shndërruar në qëllim përfundimtar, për të cilin janë në gjendje të sakrifikojnë çdo interes kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …