shengen

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë më problematik që të arrihet në vitin 2017 sesa gjatë këtij viti

Qeveritarë e lartë  dhe analistët e  integrimeve evropiane kanë vlerësuar se, nëse i përmbush kriteret e kërkuara, Kosova do ta ketë më lehtë që këtë vit ta marrë liberalizimin e vizave. Ata kanë paralajmëruar se, nëse kjo çështje prolongohet sivjet, viti 2017 do të jetë më problematik që të arrihet ky synim, duke shtuar se BE-ja ka prirje që vitin e ardhshëm të merret më shumë me problemet e saj të brendshme. “Një vendim për liberalizim të viza e shoh si mjaft të vështirë në situatën në të cilën jemi. Por kjo do të bëhet më e vështirë në vitin që vjen për shkak të krizës nëpër të cilën po kalon BE-ja. Siç ka thënë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, BE-ja është në një krizë ekzistenciale. Kjo e konfirmon atë se nëse liberalizimi prolongohet këtë vit, është e vështirë që vitin e ardhshëm ta kemi një vendim tjetër për këtë çështje”, ka thënë për “Epokën e re” njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …