Libri ,,Ndrit Shandan’’ e autores Zyra Ahmetaj promovohet në Deçan

Promovimi i librit poetik “Ndrit Shandan” të poetes tropojane Zyra Ahmetaj, të promovuar në Deçan, kishte bërë që dashamirës të fjalës së shkruar artistike, të ardhur nga qyteteve të Kosovës e Shqipërisë, të ndjejnë emocionet e tyre nga mikpritja deçanase. Këtë aktivitet kulturorë e nisi Bashkim Ramosaj kryetari i Deçanit në ardhje i cili ndër të tjera tha se më promovimin e këtij Libri në Deçan ju dëshmoni më së miri se sa afër jemi si vëllezër, promovime te tilla i bëjnë nderë Deçanit po ashtu dhe Tropojës tha ndër të tjera Ramosaj. Në këtë promovim të pranishëm ishin edhe zv. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Martin Gjoka dhe ish Ambasadori Islam Lauka, i cili mbanë titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Për librin poetik të poetes Zyhra Ahmetaj, folën shkrimtarët Migena Arllati, Sofe Rizaj, Prend Buzhala dhe Ali Gecaj, duke vlerësuar lartë poezitë e poetes, Zyra Ahmetaj. Pos promovimit të librit ,,NDRIT SHANDAN’’ është shfaqur edhe një program i pasur kulturo artistik me recitime të mrekullueshme të nxënësve të SH.F.M.U “Lidhjes së Prizrenit” në Deçan dhe shkollës së Bytyqit të Tropojës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …