Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten, Eliza Hoxha dhe anëtarin e Kryesisë, Bernard Nikaj, kanë denoncuar sot para gazetarëve dyshimet për aferat korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës. Këto afera zbulojnë keqpërdorim të mbi 9 milionë euro për 42 kontrata të negociuara nga Ministria e Infrastrukturës. Abelard Tahiri ka thënë se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri më 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë. “Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, për një vit, kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore, apo 42 kontrata të negociuara, pa konkurrencë dhe vlera e tyre në total arrin mbi 9 milionë euro. Pra, mjafton të shikojmë në të kaluarën dhe ky është një rast i paprecedent. Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka pasur procese prokurimi, por tenderomani pa procedura tenderësh saktësoi Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …