Liburn Aliu: Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, është “parapërgatitje për ndarje të Kosovës

Liburn Aliu: Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, është parapërgatitje për ndarje të Kosovës

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, është “parapërgatitje për ndarje të Kosovës”. Këto deklarata i bëri Aliu, në një konferencë për media në përvjetorin e pestë të kësaj marrëveshje. “Nënshkrimi i marrëveshjes së 26 gushtit, të vitit 2015 dhe ratifikimi i saj pastaj, e sjell pyetjen logjike për atë që ndodhi në Vjenë më 25 gusht 2018, në konferencë ku moderatori iu drejtua asokohe presidentit Thaçit se a je i gatshëm të japësh territor për marrëveshje dhe Thaçi tha “po”. “Pra, marrëveshja për t’i dhënë Malit të Zi, territor është përgatitje e terrenit për ndarje. Ndarja e iniciuar nga presidenti Thaçi, arsyetohej nga bosnjëzimi dhe rreziku i tij që vinte edhe si rezultat i marrëveshjes së prillit (2013) që ai vet [Thaçi] e kishte nënshkruar”. Aliu theksoi se sipas tij, gënjeshtër tjetër që përcolli këtë marrëveshje të dëmshme ishte premtimi për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …