Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur për çështjen e punësimeve që janë bërë më institucionet shtetërore nga partitë në pushtet. Ai ka thënë se tash në Kosovë flitet pa marre për korrupsion e punësime. Aliu ka thënë se “tash nuk i vjen marre më askujt të flitet për nepotizëm, korrupsion e punësime”. Ai thotë se “perdja e marres është thyer me demarkacionin që është votuar në Kuvend”. “Tash nuk mund të flasim as për viza më, sepse demarkacioni u votua e viza s’kemi”. Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu thekson se liberalizmi i vizave lidhet edhe me faktin se sa Kosova është vend i besueshëm të ndërkombëtarët. “Ne e kemi humbur besimin tek shumë shtete. Veprimet e shumta të Qeverisë kanë bërë që të krijohet një bindje se Kosova duhet të ndryshoj” .
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …