Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike. Më tej, ata ndoqën dhe një nga veprimtaritë më të veçanta që shoqëroi agjendën e punimeve të Samitit të BE – Ballkani Perëndimor, një koncert i shkurtë me valle popullore nga burra e gra veshur me kostum kombëtar shqiptare dhe që u përmbyll me një performancë nga nxënësit e kryeqytetit. Për herë të parë në historinë e Europës, liderët e BE-së u bën bashkë sot në Tiranë duke rikonfirmuar angazhimin për zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është Samiti parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …