Kryeministrat e shteteve të Evropës Jugore, të janë takuar në Samitin e Spanjës dhe i kanë dhënë mbështetje sulmeve amerikane të kryera ndaj bazës ajrore në Siri. “Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazën ajrore në Siri, kishte porosi të qartë, për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike, ishte një sulm i kufizuar në shtrirje dhe i fokusuar në këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të Samitit në Madrid, raporton AFP. Në Samitin e Madridit morën pjesë kryeministrat e Spanjës, Francës, Italisë, Portugalisë, Greqisë, Qipros dhe Maltës. Ky është takimi i tretë i liderëve të vendeve të Evropës Jugore, të cilët më parë ishin takuar në Athinë dhe Lisbonë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …