Liderët e NATO-s takohen sot në Madrid, në njërin prej samiteve aktualisht më të rëndësishme të Aleancës Veri-atlantike

Liderët e NATO-s takohen sot në Madrid, që konsiderohet të jetë njëri  prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 27 qershor se në samitin treditor, do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës. Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky pritet të flasë para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj. Edhe bllokada e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë aleancë, është pikë e nxehtë diskutimi. Stoltenberg pritet të takojë liderët e tri shteteve para nisjes së samitit. Uniteti i proklamuar i NATO-s është duke u testuar, pasi Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, pas Shteteve të Bashkuara, është duke kërkuar garanci nga Finlanda dhe Suedia, sa u përket grupeve kurde që Ankaraja i konsideron terroriste. Në samit pritet të ndryshojnë edhe qëndrimet zyrtare për Rusinë, pasi prej vitit 2020, aleanca e sheh Moskën si partnere strategjike. “Kjo gjë nuk do jetë kështu në konceptin strategjik për të cilin do të pajtohemi në Madrid”, ka thënë Stoltenberg.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …