Liderët e vendit: Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm

Liderët institucionalë të vendit, pa përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi, janë takuar sot për të diskutuar për mundësinë e harmonizimit të një rezolute për dialogun, që propozohet të jetë gjithëpërfshirëse. Kadri Veseli ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, të cilëve u ka thënë se dëshiron sa më shpejtë harmonizimin e qëndrimeve dhe hartimin e një rezolute, që do të votohej më pas në Kuvend. Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog. Pika e parë thotë që Dialogu të mbyllet me njohje reciproke dhe se Kosova është vend unik e i pandarë. “Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”, thuhet në pikën e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …