Liderët nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Maqedoninë e Veriut, pas aksidentit me autobus në Bullgari, ku vdiqën të paktën 46 persona. Një autobus, që po bartte udhëtarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u dogj në orët e para të 23 nëntorit, teksa po udhëtonte në një autostradë afër Sofjes. Përveç liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë, telegram ngushëllimi kanë dërguar edhe liderët tjerë të rajonit dhe vendeve të ndryshme të rajonit si, Turqia, Greqia, Mali i Zi, Serbia e vende të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …