Kryetari i Amerikës Xho Biden, liderët evropianë dhe NATO-ja paralajmëruan njëzëri Moskën zyrtare se një sulm i mundshëm rus ndaj Ukrainës do të provokonte një përgjigje të ashpër, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëti të ditur agjencia Rojters. Ne kemi rënë dakord që çdo agresion i ri rus kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze,” shkroi Stoltenberg, pas një takimi online me kryetarin Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Zyra e kryetarit francez Emmanuel Macron tha se de-përshkallëzimi i tensioneve me Rusinë për Ukrainën kërkon një paralajmërim “të fortë dhe të besueshëm”, por edhe një përmirësim të dialogut me Moskën. Siç u njoftua, Macron do të bisedojë me kryetarin rus Vladimir Putin dhe homologun ukrainas Volodimir Zelensky në “ditët e ardhshme”. Udhëheqësit ranë dakord që në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, aleatët duhet të japin një përgjigje të shpejtë duke përfshirë një paketë sanksionesh, tha kabineti i kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …