Tre liderët shqiptar kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha do të takohen në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar për reformën në drejtësi. Në këtë takim ishte paraparë të ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por përmes një deklarate të minutës së fundit gjatë ditës së sotme, krye diplomatët refuzuan, e shkak për këtë u bë Partia Demokratike. Liderët politikanë kanë mbërritur në kryesinë e Kuvendit ku pritet t’i japin zgjidhjeve çështjeve që i ndajnë në këtë proces. Ishte kryetari i LSI-së ai që propozoi një takim të përbashkët mes tij, Bashës e Ramës në prani edhe të ambasadorëve për të arritur një draft përfundimtar të përbashkët të reformës në drejtësi. “Z.Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e ri deklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Lu e Vlahutin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …