Kryeministri Mustafa, ditë më parë i ka ftuar në takim për
sot liderët e tri partive opozitare në
Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinajn
nga AAK dhe Fatmir Limajn nga “Nisma për Kosovën”, si dhe zëvendëskryeministrin
e parë, Hashim Thaçi. Mustafa ka thënë se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e
ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët
politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Por pavarësisht
ftesës liderët e partive opozitare nuk do të shkojnë sot në takim te
kryeministri Isa Mustafa, ngase ftesën e tillë e cilësojnë të pasinqertë nga
ana e kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …