Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që nga sot fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend. Në serinë e këtyre takime, i pari do të realizohet sot, më 6 shtator, në ora 17:00 në Kaçanik. Ndërkaq nesër Haradinaj do ta vizitojë Pejën, ku takimin me qytetarë do ta mbajë në Kinoteatrin “Jusuf Gervalla duke filluar nga ora 17:00.Këto takime do të zhvillohen me kërkesë të anëtarëve të AAK-së, por dhe qytetarëve apartiakë