Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kanë përkujtuar masakrën e Izbicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar të rënët në Masakrën e Izbicës, në 21-vjetorin e tyre. Ai ka shkruar se masakra e Izbicës tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë. Ajo nuk kurseu as gra, fëmijë e pleq, e as Dafinën gjashtë muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vite në Serbi. Sot në kujtim të martirizimit të 147 shqiptarëve të pafajshëm, 21 vite më parë, edhe njëherë bëjmë thirrje për drejtësi. Është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaq shumë dhembje të mos dënohen. Këtë masakër e ka përkujtuar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se Masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. 21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera  kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …