leoni

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kanë uruar për Festën e Pashkëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. “Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh. Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë! Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë. Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej” ka shkruar mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nga sot hynë në fuqi vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve, paralajmërohen protesta

Banka Qendrore e Kosovë ka paraparë rritje ekonomike prej 4.2 për qind

Banka Qendrore e Kosovë ka paraparë që gjatë këtij viti, rritje ekonomike e vendit tonë …