leoni

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari i veçantë i presidentit, Tramp, Riçard Grenell

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari i veçantë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Riçard Grenell. Lideri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim, ai ia ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO! “Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump” ka shkruar lideri, Ramush Haradinaj pas realizimit të takimit të punës me me Richard Grenell, I Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …