Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar për krijimin e lehtësirave tatimore për prodhuesit vendorë dhe eksportuesit. Gjatë takimit me drejtues të bizneseve të ndryshme, ai është zotuar mbështetje konkrete dhe ka theksuar se çdo biznes i suksesshëm është forcim i ekonomisë së Kosovës. “Bizneset tona të suksesshme janë dëshmia më e mirë e potencialit të jashtëzakonshëm ekonomik të Kosovës. Çdo biznes i suksesshëm është një familje më shumë me siguri ekonomike, një komunitet më i fortë dhe një ekonomi më e qëndrueshme për të gjithë” theksoi mes tjerash gjatë takimit me bizsesmen, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj. Ai shtoi më tutje se do të qëndrojë përkrah çdo biznesi që investon në të ardhmen e vendit dhe theksoi se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …