leoni

Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur pjesë të programit qeverisës 2025 – 2029

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka paraqitur pjesë të programit qeverisës për periudhën kohore 2025 – 2029. Ai ka theksuar se do të angazhohet që Kosova të jetë shtet i jetueshëm e jo i braktisur. Gjatë paraqitjes së programit, ai ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit. “Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla:

  1. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
  2. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
  3. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
  4. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë ndër të tjera lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Ministri i Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla ka thënë se hapja e urës së Ibrit është çështje momenti

Ministri i Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla ka thënë se hapja e urës së Ibrit është …