Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e ka vlerësuar të arsyeshme takimin në darkë pune me kryeministrin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka vlerësuar të arsyeshme takimin në darkë pune me kryeministrin, Albin Kurti. “Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do te gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare por zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre. “Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër të lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojme në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional” thuhet në letrën e shkruar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …