Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëheritë edhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozin. Ata biseduan për rezultatin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja. Haradinaj ka njoftuar se në takim është vlerësuar lart mbarëvajtja e procesit zgjedhor si dhe është ndarë mendimi i përbashkët se tani është me rëndësi krijimi i institucioneve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …