Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani president të Ganës dhe ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera mes dy shteteve. “Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë. I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!” ka shkruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Shteti Gana e ka njohur Kosovën me 2012 por 7 vjet më vonë, autoritete të këtij vendi janë cituar të kenë thënë se po e tërheqin njohjen e ‘parakohshme’. Pak kohë më vonë, edhe Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i asaj kohe, kishte deklaruar se Gana e ka tërhequr njohjen por ishte përgënjeshtruar nga Ministria e Jashtme e Kosovës e cila deklaratën e këtij ministyri i kishte quajtur lajm të rremë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata e Apelit e Divizionit Civil, në Londër, nuk e ka pranuar kërkesën e Sali Berishës, për ndryshimin e vendimit të ‘non gratës’
Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka …