Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se është i gatshëm të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Pas mbledhjes se kryesisë së kësaj partie, Mustafa ka deklaruar se po e pret thirrjen e Kurtit për takim. “Nuk mund të them që ka një takim tani, por nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm për takim”, ka thënë Mustafa.
