Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë. Lajmin për mediet e kanë konfirmuar burime brenda Komunës së Vitisë, të cilat kanë deklaruar se ende nuk është zyrtarizuar koalicioni, por kjo pritet të bëhet së shpejti. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, PDK-së do t’i takojë kryesuesi i Kuvendit dhe katër drejtori. Kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja. Ai ishte në garë me Bekim Azizin e PDK-së.
