LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim jo të saktë në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se Berishaj ka qenë i informuar për pasojat ligjore që mund t’i ketë një person nëse jep deklaratë të rremë. “Dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal rreth dëshmisë jo të sakte dhe jo të vërtete që ambasadori Martin Berishaj ka bërë para këtij komisioni me datën 17 nëntor kur është intervistuat në Komisionin Hetimor. Me qëllim që të mbrojmë ne dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike, ne nuk mund të tolerojmë situata ku vjen një ambasador dhe gënjen para Komisionit”. Ne i kemi ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe tash presim që të zbardhet e vërteta që besoj që do të ishte në interes jo vetëm të neve si deputet po mendoj që zbardhja e të vërtetës e gjithë aktivitetit të ambasadorit Berishajt do të ishte një ndër i madh që duhet ti bënim dhe do ti bëhet besoj vendit tonë Kosovës”, ka thënë Driton Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …