Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky ka qenë çmimi i një qeverie të tillë në dialog, ku shqetësimet më të mëdha për këtë parti janë pika dhe pjesa që thotë se duhet të harrohet e kaluara. Pakënaqësia ishte e plotë por reagimi ishte i përgjegjshëm në situatën çfarë e ka sjellë Kosovën kjo qeveri, sepse kur të vish në një situate “merre ose leje” edhe reagimi opozitar e zbeh atë kundërshtimin, kur gjendja është merre ose leje. Ky është çmimi që e kemi paguar me këtë qeveri në proces të dialogut, loja me vendosjen e gjashtë kushteve pa kohë në seancë plenare dhe shqetësimet kanë qenë të sakta që jemi larguar nga njohja në qendër dhe gjithçka është pjesë e marrëveshjes edhe asociacioni edhe vetëmenaxhimi, qoftë edhe roli i Kishës Serbe si pjesë e saj, që edhe këtu nuk po tregohet sinqeriteti me qytetarët e Kosovës se çka po negociohet dhe çfarë baze ligjore ka. Ato që i dime dhe që kemi bërë adresimet tona ka qenë pika 7 dhe pjesa e parë që thotë se duhet të harrohet e kaluara, që i bie falje e të gjitha krimeve e dëmeve që janë bërë për vite të tëra në kohën e luftës e para saj”, thotë ai. Zemaj është i mendimit se vetëmenaxhimi do të jetë problem për çdo pjesë të Kosovës ku ka qoftë edhe vetëm një serb dhe jo vetëm për komunat veriore.
