Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka vendosur emrin e kandidatit të partisë për zgjedhjet e përgjithshme. Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës është Avdullah Hoti. Në një konferencë për media, Mustafa tha se Hoti do të vazhdojë rrugën e tij si kryeministër edhe në kandidimin për këtë post nga kjo parti.
