Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërim të militantëve në borde të ndërmarrjeve publike. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë se punësime partiake, LV-ja ka bërë në veçanti në KEK, PTK dhe ujësjellës. Ajo i emëroi militantët e vet partiak, pavarësisht mungesës së kualifikimit të tyre profesional në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike në vend, me theks të veçantë ato në KEK, PTK dhe ujësjellës. Një pjesë e këtyre emërimeve janë anëtarë të familjeve të ngushta, zyrtarë të pushtetit e militantë partiakë”, ka thënë Halimi në një konferencë për media. Lidhur me raportimet se në konkursin e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës ku janë pranuar në punë militantë të Vetëvendosjes, zonja Halimi ka thënë se kjo është një aferë super “pronto” e kësaj partie. “Rasti i fundit më eklatant është konkursi i KEK-ut ku aplikuan 4 mijë 668 persona, ndërsa janë pranuar 128, prej tyre të gjithë familjarë e zyrtarë të KEK-ut dhe militantë të partisë së Albin Kurtit. Kjo është afera super ‘pronto’ e Vetëvendosjes. Pra bëhet fjalë për 4 500 persona që iu mohua e drejta e punës vetëm për shkak të përkatësisë së tyre partiake, ka thënë mes tjerash Sibel Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …