Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar kundër test-protestës së organizuar dje në sheshin e Prishtinës

Sipas LDK-së , duke  mbajt aktiviteteve të tilla në kohë pandemie në Kosovë është e papranueshme dhe kërkon hetime të pavarura, në mënyrë që përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë. “Në një deklaratë për media thuhet se provë-protesta e rreth 500 militantëve partiakë, të fshehur prapa organizatave të shoqërisë civile, përveç se është tregues i qartë i ndërhyrjes dhe presionit mbi gjykatat e pavarura të vendit, është demonstrim real i tendencës për kapjen e re të shtetit dhe të organeve kushtetuese të vendit. LDK përkujton se ditëve të fundit, në gjithë territorin e vendit janë arrestuar qindra qytetarë për mos respektim të masave, duke u gjobitur, prangosur e arrestuar familjarë, bujq e fermerë, të martën në Prishtinë, heshtën Qeveria, Policia dhe kryetari Shpend Ahmeti”, thuhet në  reagimin e LDK-së .

“Në ditët kur beteja me COVID-19 u sfidua me rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve dhe kur institucionet paralajmërojnë se mund të shtyhet lehtësimi i masave kufizuese, në sheshin kryesor të Prishtinës, të rrethuar me shirita policor, që janë vendosur për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve, Qeveria e shkarkuar e Kosovës, Policia e Kosovës, si dhe Komuna e Prishtinës, lejuan një manovrim skandaloz të një partie politike. Është e papranueshme që të lejohet një tubim i tillë masiv, në kohën kur asnjë vend në botë nuk lejon grumbullime të tilla. Është e papranueshme, që qytetarët të arrestohen për të njëjtat veprime, e të heshtet për militantët e aktivistët e partisë në pushtet”, thuhet më tej në reagim.

LDK thotë se rasti i djeshëm i tubimit masiv nuk duhet të heshtet dhe kërkon hetime, në mënyrë që përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.

“Qeveria e shkarkuar e Kosovës, nga dje nuk ka më asnjë arsye të thërrasë qytetarët për respektim të masave kundër COVID-19. Qeveria në ikje, nga dje ka zgjedhur ikjen nga përgjegjësia. Nga dje, interesat partiake, ajo i ka vendosur mbi interesin e shëndetit publik, në të cilin është thirrur shumë kohëve të fundit. Qeveria në ikje, me vetëdije të plotë, dje ka shkelur masat të cilat vetë i ka vendosur, sikur që për qëllime të veta shkeli dy herë Kushtetutën e vendit, si dhe me vetëdije të plotë anashkaloi Kuvendin e Kosovës. (Epoka e Re)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …