Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me qeverinë Kurti. Ky reagim i LDK-së ka ardhur pasi kryetarja e kësaj gjykate, Arta Rama-Hajrizi, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës. “Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithherë. Tani çdo afrim, i kryetares së gjykatës, në emër të gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë”, është thënë në reagimin e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …