Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë kërkuar që në seancën e radhës të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit. Madje ai thotë se presin që në këtë seancë të jetë prezent edhe vet kreu i Qeverisë, Albin Kurti. “LDK-ja ka kërkuar që në seancën e radhës që është vendosur për javën e ardhshme të jetë një debat parlamentar lidhur me Marrëveshjen e arritur në Washington.Ne kërkojmë të dijmë veprimet që ka marrë Qeveria ndaj kësaj marrëveshje dhe cilat janë mosveprimet dhe shkaqet pse nuk janë marrë. Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje që është në favor të Kosovës dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje është prioritet i saj dhe duhet të respektohet.E kemi të paqartë se cilat janë qëndrime dhe veprimet ndaj kësaj marrëveshje. Presim që prezent të jetë Albin Kurti që të diskutohen për qëndrimet e Qeverisë aktuale”, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …