Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave të ardhura nga diaspora për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marrë më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt. Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota. Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Diferencë e madhe në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes në votat që kanë marrë nga diaspora vërehet në Komunën e Therandës. Atje kandidati i LDK-së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i Vetëvendosjes së në vendin e tretë me vetëm 147 vota.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …