Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës. Mbi 400 milionë euro në vit janë të hyrat në buxhetin e shtetit nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për derivate. Por, opozita po i kërkon Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e këtyre të hyrave. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për EO-në se kanë kërkuar që akciza nga 6 centë të bëhet në dy centë. “Kemi kërkuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së, për naftën. Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat, por është normale që duhet të hiqet akciza, sepse qytetarët paguajnë 6 centë më shumë dhe ne kemi kërkuar të paguajnë vetëm 2 centë, do të thotë të përgjysmohet akciza për naftën”, tha deputetja, Rrezarta Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …