leoni

Lidhja e Arsimtareve dhe e Prindërve Shqiptarë në Zyrih, flak në rrugë mësuesen e gjuhës shqipe!

Lidhja e Arsimtareve dhe e Prindërve Shqiptarë në Zyrih, flak në rrugë mësuesen e gjuhës shqipe!

Une, quhem Mimoza Dako (Bejkollari). Qe prej vitit 1992, menjehere pasi mbarova studimet ne Fakultetin Histori_Filologji, dega Gjuhe dhe Letersi shqipe, ne Universitetin e Tiranes, emigrova familjarisht ne Greqi, ku qendrova rreth 20 vjet. Sot e tri vite jam ne nje emigrim te dyte, ne Zvicer. Prej mese dy vitesh punoj si mesuese e gjuhes shqipe, ne kuader te LAPSH-it te kantonit te Zyrihut.

Arsyeja, qe po ju drejtohem me kete leter eshte sepse me daten 13. Korrik 2019 mora nje njoftim nga kryesia e LAPSH-it per Kantonin e Zyrihut! Ne te thuhet se per vitin e ri shkollor 2019/2020 nuk mund te angazhohem si mesuese e gjuhes shqipe! Pa asnje sqarim apo argumentim!

Ju drejtohem me kete leter, jo thjesht per çeshtjen time personale, por per te hedhur drite mbi nje fenomen shqetesues e te rrezikshem per te ardhmen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe ne diaspore….

Mesimi plotesues i gjuhes shqipe, fatmiresisht, sot po behet gjithnje e me shume prezent kudo ku ka shqiptare dhe, ne nje forme ose ne nje tjeter, tregon perpjekje te jashtezakonshme, si nga dy qeverite shqiptare, ashtu dhe nga mesuesit dhe intelektualet shqiptare kudo neper bote, per te luftuar asimilimin e brezave te rinj! Ky problem po merr permasa serioze si nga padija, ashtu dhe nga keqdashja e disa individeve dhe besoj se eshte detyra e te gjithe neve, qe te perpiqemi per te mos ndodhur!

Te vertetat e hidhura, qe duhen thene!

Me keqardhje, e pohoj se mbas nje pune heroike te mesuesve te pare qysh ne fillimet e veprimtarise se tyre prej gati 30 vitesh, LAPSH-i po degradon çdo dite e me shume ne syte e mi dhe jo vetem !

Eshte per te ardhur keq, kur qellimi kryesor i formimit te kesaj Lidhjeje, ne te cilen bejne pjese mesues dhe prinder shqiptare, ajo nuk po perpiqet te dale nga gjendja apatike ku eshte zhytur.

 Eshte per te ardhur keq kur sheh se prinderit dhe femijet, te cilet jane mekanizmi kryesor i ekzistences, si dhe burimi kryesor financiar i Lidhjes, anashkalohen, injorohen dhe keqperdoren ne emer te LAPSH-it dhe te gjuhes shqipe!

Eshte per te ardhur keq, kur kreret e kesaj Lidhjeje, i luftojne me çdo menyre, hapur apo mbas shpine mesuesit e perkushtuar, te cilet guxojne e « rebelohen » ndaj parregullsive, madje edhe atehere kur vete prinderit shprehin pakenaqesi, ata ndeshkohen me mbylljen e klases !

Eshte per te ardhur keq, kur nga bisedat me kolege, mesues qe kane qene me pare ne radhet e LAPSH-it jane larguar vete, te pakenaqur dhe te zhgenjyer! Ata u lodhen, u neperkemben, u tradhetuan dhe ne fund u larguan!

Por kush eshte pergjegjes per kete? Perse prinderit hezitojne, ose ne rastin me te keq nuk duan te sjellin femijet ne shkollen shqipe? Çfare bejne kreret e LAPSH-it? A merren parasysh ankesat e prinderve ?

Te pakten per periudhen trivjeçare qe une jam antare, e them me pergjegjesi te plote se ne çdo mbledhje te tyre qe kane bere apo zgjedhje per kryesi te re, ne kantonin e Zyrihut, apo kuvende zgjedhore ne nivel Zvicre, ka pasur shkelje te renda. Nese sipas rregullores ne zgjedhje kantonale delegatet, qe kane te drejte vote duhet te kene te pakten 100 nxenes, kjo nuk eshte zbatuar. Ka pasur denoncime per keto parregullsi, pasi ne votime jane ngritur duart ( votimi  behet i hapur) nga mesues qe nuk kane as nje numer minimal nxenesish! Zgjedhje qesharake per nje kryesi, qe sot e mot eshte pergjegjese per gjithe aktivitetin e LAPSH-it!

Eshte per te ardhur keq, kur sheh se keta krere me ne krye Nexhat Malokun, arrijne deri aty, sa qe gjuhen shqipe dhe mesimdhenien e saj ne Zvicer ta bejne monopol te tyre dhe ne rastet kur prinderit kane pakenaqesi, mendimi i tyre nuk merret ne konsiderate, megjithese jane pjese kryesore e Lidhjes.

Duke iu permbajtur pergjegjesise sime morale dhe profesionale, do te doja te ndaja shqetesimet e mia me te gjithe ju, kolege e prinder, qe me njihni ose jo, pasi koha nuk pret!

Sipas statistikave, ketu ne Zvicer, ka  rreth 40 000 femije shqiptare te arsimit parauniversitar, qe rrezikojne asimilimin. Fale prinderve, kryesisht nga Kosova e Maqedonia e Veriut femijet, se paku e flasin gjuhen shqipe ne shtepi sipas dialektit perkates. Femijet shqiptare, te cilet kane ardhur kohet e fundit nga Greqia e Italia pothuajse nuk e flasin gjuhen shqipe ne pjesen derrmuese te tyre, pervec atyre rasteve ku prinderit kane insistuar t’a ruajne edhe ne vendet ku kane emigruar me pare.

Duke qene se i njoh dy realitete : si ne Greqi ashtu dhe ne Zvicer, mund te them se prinderit nga Kosova e Maqedonia e Veriut e kane me te forte ruajtjen e gjuhes shqipe brenda familjes, gje qe ka te beje sipas mendimit tim jo vetem me mungesen e racizmit ne kete vend,  persa i perket perdorimit te gjuhes amtare, por aq me teper se ketu ne Zvicer, vete shteti zviceran inkurajon se tepermi mesimin e gjuhes amtare per te gjitha kombesite e huaja dhe ve ne dispozicion pa hezitim klasat dhe te gjithe bazen materiale per zhvillimin normal e dinjitoz te mesimit te gjuhes amtare.

Ne keto kushte, pa dyshim duhej te kishte nje pjesemarrje teper te madhe te femijeve ne shkollat e mesimit plotesues te gjuhes shqipe, gje qe fatkeqesisht nuk ndodh, perveç rasteve te pakta ku mesues te perkushtuar konkurojne me numrin e nxenesve sa dyfishi i numrit te pergjithshem ne te gjithe Kantonin e Zyrihut ( Kantoni i Argaut).

Gati per 30 vite me radhe LAPSH-i eshte shoqata e vetme e njohur nga shteti zviceran si pergjegjes per mesimin plotesues te gjuhes shqipe. Deri vone, ne Statutin e tij, bashkepunimi ishte i lidhur ngushte me MASHT te Republikes se Kosoves. Se fundmi aty shkruhet qe ky bashkepunim eshte dhe me Min. e Arsimit te Republikes se Shqiperise dhe te Maqedonise se Veriut. Por kjo ekziston vetem ne letra per kreret e  LAPSH-it, pasi ata nuk e duan bashkepunimin me to. Deftesat qe u jepen femijeve qe perfundojne ciklin e mesimit te gjuhes shqipe kane logo vetem Republiken e Kosoves!

Sapo shkela ne token zvicerane, deshira ime e pare ishte te behesha antare e kesaj armate mesuesish, dhe konkretisht ne Kantonin e Zyrihut ku une banoj. Pasi erdha ne kontakt me kryetarin Naser Ulaj dhe kordinatorin Nexhat Maloku dhe, pasi kaloi pothuajse nje vit, m’u ofruan dy klasa me nga 4-5 nxenes ne Dietlikon dhe Brüttisellen. Qe ne fillim vura re se nga koleget e mi ne Zyrih, nuk behej asnje diskutim konkret per mbarevajtjen e mesimit, asnje bashkepunim apo diskutim rreth zhvillimit te oreve mesimore, asnje bisede per plane 3-mujore apo 6-mujore, gje qe ua kam kerkuar qe ne fillim te vitit shkollor 2017/2018. Asnje aktivitet persa i perket sensibilizimit te prinderve, pervec se mbledhje per organizimin e festave dhe shqetesimi per sponsor!! Femijet lodhen e raskapiten ne dekorimin e ketyre festave, me te njejtin lloj programi e me te njejtin stil organizimi, ku ne fund te dites, fletet e lavderimit iu jepen mesueseve!

Verejtjet dhe propozimet e mia hynin ne vesh te shurdher dhe pa rezultat. E vetmja gje qe arrita, ishte armiqesia e tyre ndaj meje!

 Deshira e madhe per mesimdhenie dhe perkrahja e disa prinderve me beri qe te rritja numrin e nxenesve ne klasat qe kisha marre ne dorezim, konkretisht nga 4 ne 24 brenda nje kohe te shkurter duke organizuar takime me prinderit dhe duke i informuar per rolin e rendesishem te gjuhes amtare.

 Por, si gjithmone kreret e LAPSH-it, me shihnin si «dele te zeze» mes tyre, madje dhe e shprehen hapur se «ua kisha prishur qetesine»!! Propozimet dhe idete e mia nuk iu duheshin dhe, me pak kritikat kur keta «pronare te firmes» LAPSH, mbyllen dyert e shkolles se Afoltern am Albis, pasi prinderit nuk e pranuan mesuesin e derguar, prej kryesise.

Pa u zgjatur, mua duhej te me « hiqnin qafe » ! Megjithese kontrata me ta u be ne gusht te vitit 2017 per vitin shkollor 2017/2018, shume shpejt erdhi letra qe sipas rregullores une nuk mund te vazhdoja punen me nxenesit, sepse nuk posedoja deshmine  e njohjes se gjuhes gjermane, nivelin B1.

Peticionet nga prinderit dhe publikimet ne medja e rrjete sociale bene qe te shtyhej afati i kontrates dhe per disa muaj per vitin  e ri shkollor 2018/2019. Duke u fshehur pas rregullores, te cilen e zbatonin vetem atehere kur donin ata, kujtuan se do t’i lija te qete….

Por. nuk ndodhi e shumepritura prej tyre, sepse une arrita ta marr deshmine, megjithese nen nje presion psikologjik te papare! Nuk doja te demoralizoja prinderit, qe prisnin prej meje, por me teper nuk doja te largohesha nga ata femije, te cilet perjetuan te njejten drame me prinderit e tyre !

Megjithese, keto kane ndodhur para nje viti, pikerisht si ne kete kohe, ende e kam perpara syve ate gjyq, i cili m’u be ne fund te qershorit te vitit te kaluar, kur prinderit neshkruan peticion per moslargimin tim nga puna! Hera e pare ne historine e LAPSH-it, ku prinderit protestuan me force duke nenshkruar nje peticion. Dhe a e dini si u interpretua kjo gje nga nje anetar i kryesise? « Qe kur prinderit qenkan bere kaq kompakt?!», thanë ata me ironi ! Ja pra, sesi vleresohen prinderit nga keta drejtues! Sa turp e sa mjerim, per udheheqesit!

Por, siç thote populli : « Ujet fle e hasmi nuk fle ! »

Kur, çdo gje u duk se u normalizua dhe drejtoria arsimore e kantonit te Zyrihut me konfirmoi se i plotesoja te gjitha kriteret per te vazhduar mesimdhenien, me daten 13 Korrik 2019 dhe, vetem nje dite pasi perfundoi viti shkollor, me vjen me poste rekomande nje « ferman » nga LAPSH-i :

Pa asnje shpjegim, qe une ne vitin e ardhshem shkollor 2019/2020, nuk mund te angazhohem! Qe sipas letres se firmosur nga sekretarja e LAPSH-it, per kantonin e Zyrihut, nga znj. Aferdita Veliu! Nje vendim i tille, u ndermor mesa duket ne dy mbledhjet e fundit, qe une nuk isha, qe ne fakt ata ishin mbledhur ne nje ngushellim, « per te pame » dhe, jo per mbledhje siç lajmeronin zakonisht, por aty bene dhe mbledhjen, siç me tha nje prej anetareve te kryesise!

Ata nuk japin shpjegim per largimin nga puna, megjithese ua kerkova me shkrim, por une e di arsyen ! Jua bej dhe juve me dije, megjithese e kuptoj se po ju lodh me historite e mia, por kete e bej jo pa shkas.

Kryesia e LAPSH-it pengon hapjen e klasave te reja!

Ne muajin Prill te ketij viti, organizova perseri tri takime me prinder, ne tri shkolla dhe njera prej tyre u be ne Glattbrugg, ne zonen ku une banoj. Μe kerkesen e prinderve dhe timen, drejtori i shkolles, pranoi pa hezitim hapjen e nje klase te re, pasi ekziston nje e tille, ku jep mesim kryetari i LAPSH-it, per kantonin e Zyrihut,  Naser Ulaj. Qe te hapej klasa e re, duhej nje kerkese zyrtare nga LAPSH-i dhe, çdo gje funksiononte normalisht. Por LAPSH-i, nuk e beri kete kerkese! Prinderit dhe femijet, presin qe nga muaji prill!

Qe, sipas kordinatorit Nexhat Maloku, ka «do rregulla» e duhet mbledhur komisioni aprovues etj etj! Perralla! Naser Ulaj, kerkon qe ta plotesoje numrin e nxenesve te klasave te tij e, pastaj te me lejoje mua te hap nje klase te re se keshtu thote rregullorja (pohimi i tij)!! Prinderit nuk pranojne t’i dergojne femijet e tyre tek ai, sepse nuk duan t’i largojne nga shkolla e tyre. Keshtu, perseri femijet peng, gjuha shqipe peng!

 Kryesia e LAPSH-it, i mori masat qe te me largoje mua, me pare dhe me pas, kush e di si mendon te veproje !

Deri ne diten e fundit femijet, te cilet i njoh ashtu si dhe prinderit me pyesnin se kur do te fillojme albanisch (shqip)? A mund te me thoni se çfare pergjigje t’u jap atyre kur te kthehen nga pushimet? T’u them se disa pseudopatriote nuk duan ta hapin, sepse ata e kane monopolin e tyre? Do ta kuptojne ata, valle?

E pra, kjo eshte arsyeja qe me ndaluan punen me nxenesit, qe ta vazhdoj vitin e ardhshem shkollor, t’u mesoj gjuhen amtare femijeve shqiptare! Kete e kane bere vetem armiqte e ketij kombi! Atyre nuk iu intereson hapja e klasave te reja ne gjuhen shqipe! Perkundrazi! Ata nuk duan mesues «rebele» e te pabindur. Ata duan njerez te perulur e servile, qe te marrin projekte, te bejne eskursione e seminare formale dhe kaq! Le t’i marrin projektet e eskursionet sebashku me seminaret, por femijeve t’u hapin dyert e klasave e te mos i pengojne! Nuk mund te funksionoje me keshtu!

Ne asnje moment nuk do te ndalem, derisa e drejta te dale ne siperfaqe dhe femijeve qe u kam premtuar t’u mesoj shqip do ta bej! Por turpin qe keta individe po na lene, ne sy te vendaseve si do ta shlyejne? Çfare opinioni do te kete LAPSH-i ne vazhdim, perveçse negativ? Dhe kjo ben, qe shume prinder te tjere te largohen akoma me shume nga shkolla shqipe, ketu ne Zyrih e gjetiu!

Ju bej thirrje te gjithe prinderve, mesueseve dhe te gjithe atyre shqiptareve, qe e duan kombin e atdheun, qe te mos rrine indiferente, por te angazhohen dhe ta luftojme te keqen, sebashku ! Perndryshe, mesimi plotesues ne gjuhen shqipe, ne Zyrih e Zvicer eshte ne gjendje te mjerueshme, e udhehequr nga disa individe, qe po mbajne peng te ardhmen e mesimit shqip !

Pra, reagoni secili sipas pozites qe keni, sepse gjendja eshte serioze dhe pasojat jane te paparashikueshme!

Jam krenare per çka kam kontribuar ne perhapjen e gjuhes shqipe qe ne vitet e emigracionit ne Greqi dhe, kete e them me modesti por dhe me krenari. Me nismen time dhe mbeshtetjen e familjes sime si dhe te disa mesuesve shqiptare, arrita te hap mesonjetoren e pare shqipe, per here te pare ne te gjithe  Greqine, me 7 Mars 2001 ne Selanik ! Madje per kete jam vleresuar nga shteti shqiptar ne Samitin e  2-te Diaspores (Mars 2019) sebashku me shume kolege te tjere qe vazhdojne ne Greqi, misionin e çmuar – mesimin plotesues te gjuhes shqipe !

Edhe nje here ne fund te kesaj letre, dua te shpreh apelin per ndihme, nga te gjithe ju dhe mbi te gjitha uroj dhe shpresoj, qe fenomene te tilla te evitohen nga trupi i shendoshe i gjithe asaj armate heroike, qe po mban gjalle me sakrifica te shumta, gjuhen e te pareve tane kudo neper bote!

Le te punojme te gjithe sebashku, prinder e mesues, qe femijet tane t’i bejme te vetedijshem dhe krenare per identitetin, kulturen dhe gjuhen e tyre! Nuk mjafton t’i kryqezojme duart e ta bejme shqiponjen ! Por, t’i pervishemi punes humane e kombetare dhe, ta perhapim me dinjitet mesimin plotesues ne gjuhen shqipe, kudo ne Zvicer.

Mimoza Dako

Mesuese e gjuhës shqipe ne Zvicer

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …