DEKLARATË PËR OPINION
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon gjuhen kërcënuese që janë duke e përdorur disa deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë në pushtete, kundër gazetarëve dhe shtëpive mediale online që operojnë në Republikën e Kosovës.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, po ashtu shprehe e shqetësuar me publikim e një shkrimi në portalin e Radio Televizionit të Kosovës, në të cilin shkrim bazuar në mediat boshnjake, sulmoheshin disa nga shtëpitë mediale të Kosovës.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që udhëheqësit e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës si dhe u.d. Drejtoresha e RTK-së znj.Zana Spahiu të dorehiqen sa me parë dhe të njëjtën kohe të merren masa ndaj atyre që kanë keqpërdorur televizion publik, i cili duhet të jetë larg dezinformatave dhe keq informimit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju bene thirrje organeve të drejtësisë që dyshimet e hedhura rreth financimit të gazetës Nacionale dhe Periskopi, të hetohen nga ana e tyre dhe assesi të mos goditen media vetëm se janë kundër qeverise apo kundër zyrtareve shtetërore.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përkrah dhe është avokuese e lirisë dhe të drejtave të gazetarëve dhe lirës dhe mirinformimit të shtëpive mediale si dhe është kundër linçimeve që ju behën gazetarëve dhe shtëpive të ndryshme mediale nga kush do qofte, vetëm e vetëm sa për të u hakmarrë nga këndi politik.
Po ashtu, ne jemi kundër dhe do të jemi kundër çdo shtëpie mediale apo gazetari, që provohet dhe dëshmohet nga ana e organeve shtetërore të Kosovës, të cilët paguhen apo marrin mjete nga shteti serb, rus apo ndonjë shtet tjetër armik i Kosovës me qëllim keq informimi dhe dezinformimin në republikën tonë.