Ramush Haradinaj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan kërkon nga organet e drejtësisë franceze që sot ta lirojnë ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e organeve të drejtësisë në Francë që sot të lirojnë ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. “Ish kryeministri Haradinaj, është duke u mbajtur pa drejtësisht në mbajtje nga ana e organeve franceze, kur dihet se ai ka drejtuar njërën nga zonat me të rëndësishme gjatë luftës çlirimtare me 1998-1999 dhe pastërtia e tij në drejtimin e kësaj lufte është dëshmuar dy herë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë. Haradinaj, është njëri nga liderët që me se shumti i ka dhënë Kosovës. Ai dhe familja e tij janë vet simboli i lirisë se Kosovës”, thuhet në komunikatën e Lidhjes se Historianëve të Deçanit. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjitha vendeve anëtare në INTERPOL që të mos i marrin në konsideratë flet-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës. “Ne e kemi theksuar me parë e ritheksojmë prapë se është Serbia ajo që ka bërë gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kjo me se miri dëshmohet me plagët e hapura që ka në shumë familje anë e kënd Kosovës, kur edhe sot e kësaj ditë ende dihen pasojat e vrasjeve, dhunimeve dhe zhdukjeve e mijëra vetave”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …