Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë së saj, nën udhëheqjen e kryetarit, Shaban Kajtazi, ka shqyrtuar koncept dokumentin për rregullimin dhe menaxhimin e pensioneve dhe benefiteve nga sigurimi social. Kryesia e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, vlerëson dhe përkrah “Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, duke e mbështetë atë, për unitet për unitet dhe zë të përbashkët unifikues të të gjithë njerëzve paqedashës si dhe të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit në Republikën e Kosovës, kundër Serbisë, për arritje të Marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve të barabarta, të pavarura dhe sovrane, e në të mirë të paqes dhe prosperitetit drejt integrimit evropian”, ka shkruar kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …