Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Bujupi dhe Besa Baftiu

Lidhur me Akuzat për gazin lotsjellës, që kanë përdorur në Kuvend, Albulenë Haxhiu e të tjerët kërkohet ekspertizë balistike jashtë shtetit

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë përdorur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. Sipas saj, duke u bazuar në sugjerimet e Apelit gjykata fillimisht ka urdhëruar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë për një ekspertizë balistike, mirëpo në përgjigjen e tyre është thënë se në laboratorin e tyre nuk mund të behët ekspertizë e tillë për mjetet e gjetura tek të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Do të kërkohet ekspertizë jashtë shtetit meqenëse nuk bëhet në Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për mjetet e gjetura tek të pandehurit, dhe për të konstatuar se çfarë janë ato në të vërtetë”, ka thënë gjykatësja, Fatime Dermaku. Paraprakisht, gjykatësja Dermaku palëve ua ka dorëzuar nga një kopje të përgjigjes së AFK-së, ku në këtë përgjigje është thënë se në laboratorin e tyre nuk mund të bëhet një ekspertizë e tillë. Lidhur me këtë përgjigje, prokurori Ilaz Beqiri, ka thënë se zyrtarët e AFK-së qartë e kanë shpjeguar se nuk kanë pajisje që të bëhet ekzaminimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …