leoni

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1472 vendvotime

Lidhur me marrjen e paligjshme të kutive të votimit në Zagreb nga Martin Berisha ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Lidhur me marrjen e paligjshme të kutive të votimit në Zagreb nga Martin Berisha, ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka bërë të ditur se do të vlerësojë nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare është bërë në përputhje me aktet nënligjore. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se pas shqyrtimit të situatës, KQZ do të marrë një vendim të merituar. “Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb, sqarojmë se do të vlerësohet nëse kjo është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor,” ka thënë Elezi. Hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pasi ambasadori, Martin Berishaj, mori kutitë postare në Zagreb dhe i dërgoi në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, …