Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë, pas raportimeve në mediat sllovene rreth keqpërdorimeve të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. LDK ka kërkuar që ambasadori Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë ka bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së tij. LDK konsideron se duhet hetuar edhe kryeministri Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Schwarz. Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime në detaje të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, për të mësuar se kah shkuan dhe përse u përdorën ato, ka thënë Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …