Bashkimi Evropian

Lidhur me ndërtimin e murit nga serbët mbi Lumin Ibër do të deklarohet edhe BE-ja

Pasi është bërë e ditur  se në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet një muri, një delegacion i Bashkimit Evropian ka arritur sot në Kosovë për ta parë gjendjen nga afër. Burimet brenda Ministrisë për Dialog, i kanë thënë gazetës “Epoka e re” se shumë shpejt BE-ja do të dalë me qëndrim për këtë çështje. “Tani ka mbërritur delegacioni i BE-së në Kosovë për këtë punë. Se shpejti BE-ja do të deklarohet për këtë çështje”, ka thënë për gazetën ky burim i mirë-informuar. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka kundërshtuar ndërtimin e këtij murit, duke thënë se është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …