Ali Ahmeti

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, pranohet nga BDI-ja

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni u pranua nga anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim.  Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi projekt-ligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione. Në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, ku kanë marrë pjesë dhe deputetët e zgjedhur në parlamentin e Maqedonisë nga kjo parti, në formë të detajuar mbrëmë ka shqyrtuar më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, nga secili anëtar i BDI-së, ka bërë me dije zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore. Ai ka theksuar se kryesia qendrore e partisë që përfaqëson, pasi ka shtjelluar të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe, unanimisht i ka dhënë vizë këtij ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …