Javën e kaluar, Kuvendi miratoi një nga ligjet kyçe të premtuara nga Qeveria në kuadër të reformës në drejtësi. Megjithatë, Ligji i ri për Byronë përballet me mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, sipas paralajmërimeve të PDK-së. Gjatë prezantimit të raportit “Dështimi i reformës në drejtësi” nga IKD, u kritikua qasja e Qeverisë ndaj drejtësisë, veçanërisht për mungesën e zbatimit të procesit të Vettingut dhe vonesën në miratimin e një strategjie efektive kundër korrupsionit. IKD-ja theksoi se drejtësia nuk është trajtuar si prioritet as në aspektin buxhetor, ndërsa Plani i Veprimit për Strategjinë e Sundimit të Ligjit (2024–2026) është vonuar, duke rrezikuar efikasitetin e zbatimit të strategjisë kombëtare për sundimin e ligjit për periudhën 2021–2026. Kritika të ashpra erdhën edhe nga deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili akuzoi Qeverinë se ka tentuar të politizojë institucionet përmes legjislacionit të propozuar.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …