Kuvendi i Kosoves

Ligji për Fondet Pensionale do t’i nënshtrohet një procesi ndryshimesh në Kuvend

Ligji për Fondet Pensionale do t’i nënshtrohet një procesi ndryshimesh në Kuvend, në funksion të qasjes sa më të madhe të Qeverisë në rreth 1.4 miliardë euro që Trusti i ka në menaxhim,  Ndryshimet e para, në parim, do të votohen sot nga ligjvënësit. Në procedurë parlamentare mes leximit të parë dhe atij të dytë të Projektligjit që përmban ndryshimet  synohet të hartohen amendamente që cenojnë kontributet pensionale. Gjatë shqyrtimit të Projektligjit në komisionet parlamentare, Qeveria do të shtyjë amendamente, në mënyrë që paratë e Trustit të investohen në Kosovë. Qeveria synon edhe ta rrisë buxhetin me këto para. Kabineti qeveritar e ka proceduar në Kuvend një projektligj që përmban disa ndryshime të Ligjit për Fondet Pensionale, por në to nuk shpërfaqen të këtilla synime të Qeverisë. Sot do shqyrtohet edhe Projektligji për Inspektoratin e Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …