leoni

Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Ligji për KPM-në i shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese, duke e shndërruar në institucion vartës të Kuvendit

Ligji për Komisionin e Pavarur për Media shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni, duke e shndërruar si një institucion vartës të Kuvendit dhe lehtë të ndikueshëm nga Qeveria. Kështu është theksuar në raportin “Politizimi i KPM-së”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes analizës të  Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 11 korrik 2024. Hulumtuesi në IKD, Florian Smajli ka thënë se nga gjetjet që kanë realizuar vërehet se kjo qasje e ligjit të ri të KPM-së është e rrezikshme dhe cenon drejtpërdrejt vlerat dhe parimet e demokracisë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po ashtu nga gjetjet, është  thënë se IKD-ja  ka gjetur se rritja e numrit të anëtarëve është një vendim i pambështetur në një analizë reale dhe nuk përkon me nevojën e funksionimit adekuat të KPM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …