Ligji për paga i miratuar më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi nga dita e enjte, do të nisë së zbatuari vetëm pas nëntë muajve të ardhshëm, pra në tetor. Kjo vonesë e fillimit të implementimit konsiderohet e pa arsyeshme, edhe pse sekretari i Kuvendit të Kosovës thotë se arsyet e mos zbatimit të menjëhershëm janë ligjore. Ndërsa, kryetari i Komisionit për Administratë Publike Nait Hasani thotë për KosovaPress se për shkak të akteve nënligjore, Ligji për paga nuk mund të hyjë në fuqi deri në tetor, ndërsa ka mohuar që mund të jetë arsye tjetër qoftë edhe për shkak të mjeteve buxhetore. Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Shqipe Pantina nga radhët e PSD-së thekson se një ndër arsyet përse Ligji për paga nuk do të implementohet deri në tetor, është mungesa e mjeteve financiare, pasi nuk është paraparë me buxhetin e vitit 2019. Zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Administratës Publike nuk janë përgjigjur lidhur me zbatimin e Ligjit të Pagave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …